Hoxhaj kritikon Hotin: Dukej sikur të ishte në seminar

Ish-ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, ka kritikuar takimin e Hotit në Bruksel me Aleksander Vuçiq. Sipas tij, mënyra se si ishin ulur, ngjante më shumë me një seminar.

Hoxhaj thotë se stafi i kryeministrit Hoti do të duhej të kujdesej dhe të interesohej rreth protokollit të takimit.

“S’është rastësi organizimi dhe ulja. Më shumë dukej si seminar. Nuk do të ishte problem që Borell e Lajcak të ulen në një anë, e kryeministri ta kishte përballë vetëm Vuçiqin. Kryeministri do të duhej të ketë një koncentrim në lidhje me atë se çfarë bën dhe çfarë flet”, ka thënë Hoxhaj në FRONTAL.

Hoxhaj thotë se mënyra se si ishin ulur ishte edhe gabim simbolik.

“Nëse flasim për takimin e fundit, ka qenë jo biletaral. Ulja ka qenë jo vetëm gabim por edhe simbolik. Këtu duhej të merrej stafi i kryeministrit. Por do të duhej edhe kryeministri ta ketë një kulturë, të dijë se është ulur në një tavolinë jo rastësisht”, ka shtuar ai.