Hoxhaj, pasi shpalli kandidaturën: Po të kisha qenë në krye të PDK-së, Kosova nuk do të kishte krizë
Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë.
Në anën tjetër kandidaturën dje e ka shpallur edhe Bedri Hamza.
Hoxhaj sot ka thënë se po të ishte në krye të PDK-së, Kosova nuk do të kishte krizë.
Hoxhaj tha se do të bashkëpunonte me opozitë, tha Hoxhaj në Klan Kosova.
“Po të kisha qenë në krye të PDK-së, bashkë me opozitën, sot do të kishi pasur Kosovë pa krizë, pa ngërç”, u shpreh ai.

