Hoxhaj: Shkuarja në zgjedhje vendim i duhur, Qeveritë Kurti e Hoti më të dobëtat pasluftës

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mirëpresin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Një vendim i tillë ka qenë i pritur për shkak të krizës politike që ka qenë vendi nga 6 tetori i vitit 2019. Qytetarët kanë mund ta shohin në 14 muaj mashtrimin që ka ndodh. Ata pa fajin e tyre përjetuan zhgënjim, mashtrim, shpresë të vjedhur dhe premtime të papërmbajtura”, tha Hoxhaj.

“Ajo që ka ndodh në këta muaj është degradimi më i madh institucional në 10 vjetët e fundit. Dy qeveritë e fundit janë më të dobëtat që kemi pasë në demokracinë tonë të re. Rënia ekonomike 7.2 përqind është shqetësim i madh për të ardhmen e këtij vendit. Përtej parametrave ekonomik të dy qeveritë nuk kanë pasë sjellje shtetërore dhe e patën shndërruar vendin sikur të ishte në protektorat ndërkombëtar”, shtoi Hoxhaj.