Hoxhë Bajrami: Pse e votova një katolik për deputet
Mustafë Bajrami
I nderuari z. Pal Lekaj, e dëgjova me vëmendje pjesën e intervistës suaj dhënë T7, ku po flisnit për fenë dhe konvertimet.
Më bëri përshtypje qasja juaj tejet konstruktive prandaj edhe më obligoi moralisht të ju drejtohem me këta pak rreshta.
Megjithëqë asnjëherë nuk jemi takuar qoftë edhe për një kafe, në zgjedhjet e vitit 2017 unë personalisht dhe një numër jo i vogël i njerëzve që më kanë dëgjuar ju kemi dhënë votën pa hezituar fare.
Atë vendim e pata marrë me rekomandim të një miku tonë të përbashkët, i cili ju vlerëson për shqiptar i vërtetë që je, siç unë e vlerësoj atë mik për të njëjtën arsye si dhe për karakterin burrnor që ka.
Prandaj, sot e shpalosi botërisht duke ju bërë hallall votën time si dhe ato që i pata siguruar në rrethin tim dhe nga miqtë e mi.
Po ndjehem mirë që kam vepruar atëbotë ashtu, siç u ndjeva tepër mirë nga ajo që dëgjova sot në intervistën tuaj.
Ju në atë intervistë kishit folur me gjuhën e një njeriu të pjekur dhe të një shqiptari i vërtetë që ia do të mirën këtij populli e këtij vendi.
Uratë tek Zoti për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj!

