Hoxhë Mazllami: Nëse dikush ma falë një helikopter unë do ta merrja

Mazllami ka thënë se vetura është modeste, duke shtuar se nëse dikush do t’ia falte edhe ndonjë helikopter, ai do ta merrte.

“Jam punëtor i BIK që 34 vjet në Prizren. Merrem me Islam mbi 40 vite. Pasi po iku në pension, ka qenë hedije prej shokëve miqve, të cilëve ju ka ra ndërmend të bëjnë një surprizë makinë modeste, ajo është modeste sepse është e vjetër, nuk është e re”, u shpreh ai.

Gazetari Valon Syla përmes një videoje ironizoi në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur hoxhën “mulla mercedesi”.

Por që pas kësaj deklarate, Syla është sulmuar nga disa persona, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Hoxhë Mazllami ka thënë se ky veprim në Islam është haram, sidomos në Ramazan.

“Me keqardhje, nuk i përdori rrjetet sociale, nuk kam dëgjuar për këtë rast. Por në Islam nuk mund të lejohen veprime të tilla, sidomos në agjerim, në Ramazan, është haram”, u shpreh Mazllami.