Hoxhë Osman Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë

Fyerjet e disa militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, pasi ajo nuk e votoi Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, i kanë rënë në sy edhe hoxhës nga Drenasi, Osman Musliu.

Musliu ka kujtuar angazhimin në luftë të Shqipe Mehmetit, tani bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Në komentin e tij, ai ka shkruar se kur Selimi kishte kapur pushkën “ata që po e fyejnë sot pinin kafe në Prishtinë”.

“Repekt per Shqipe Mehmeti Selimi. O ju “njerez “a e dini se se njeriu ka te drejt te mendoj ndryshe, te votoj sipas bindjes personale dhe kjo nuk ka diq te keqe. P.s Ju qe po ofendoni mos me ju kthy me ate gjuhen se si e meritoni kujdes sepse kur Shqipja ne mosh te re luftonte krah me babin dhe ushtaret e UÇK-së ne Likofc e rrethin ju ndoshta ishit tuj pi kafe neper Prishtinë e ndoshta edhe me naj Juvosllav … spo tham sh….”, ka komentuar Musliu.