Humb betejën me COVID-19 shoferi i Urgjencës së Spitalit
Humb betejën me COVID-19 edhe shoferi i Urgjencës së Spitalit në Kavajë.
Gazetari Kelment Baçi raporton për “Balkanweb” se Rifon Sinella, 62 vjeç nga Kavaja, ka humbur betejën për jetën me koronavirusin ku prej disa ditësh ka qenë në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.
Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë kardiologu i njohur Dr. Drin Bardhi.
“Lamtumire Fon Sinella, te qofte dheu i lehte. Allahu na bashkofte ne xhenet!”, shkruan mjeku i njohur.

