Humb jetën aksidentalisht mërgimtari në Zvicër, Florend Sadikaj

Florend Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën aksidentalisht në Zvicër.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të qytetit të Deçanit.

“Ka humbur jeten aksidentalisht në Zvicër Florend Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit! Ngushëllime familjes Sadikaj! Shpirti i Florendit pushoftë në paqe!”, thuhet në njoftim.