Humb jetën aksidentalisht një 15-vjeçar

Një 15-vjeçar në krahinën e Anës së Malit ka humbur jetën tragjikisht të dielen.

15-vjeçari ishte nxënës i vitit të parë të shkollës së mesme, raportojnë mediat nga Mali i Zi.

Hetimet e mëtejme do të tregojnë se si ndodhi kjo fatkeqësi e rëndë, ku humbi jetën djaloshi.