Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se rreth orës 17:30 kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi që një i mitur ishte pa ndjenja dhe ndodhej në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur pa shenja jete viktimën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit është dërguar edhe një fëmijë tjetër, i cili po ashtu ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë po ashtu edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje aksidentale’.