Humb jetën foshnja e porsalindur në Gjinekologji, familja kërkon ndihmën e Policisë
Një rast i rend ka ndodhur këtë të hënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rastit. Nëna ishte duke u trajtuar në Gjinekologji qe disa ditë, ndërsa familja Krasniqi mori dje mori lajmin e hidhur për vdekjen e foshnjës.
Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës. “Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore.”
Nacionale gjitashtu mëson se edhe gruaja që ka lindur foshnjën është në gjendje të rëndë shëndetësore.

