Humb jetën këmbësori pasi goditet nga dy vetura
Një person në Obiliq ka humbur jetën në një aksident trafiku si këmbësor, pasi dyshohet se është goditur nga dy vetura.
Fsh, Mazgit, Obiliq 25.10.2022-17:00. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar këmbësor pasi i njëjti është goditur (dyshohet) nga dy vetura në lëvizje me drejtues të dyshuarit meshkuj kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim te prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

