Humb jetën motoristi pas përplasjes me veturën

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të një qendre tregtare, ku një person ka mbetur i vdekur.

Sipas policisë, një makinë është përplasur me një motor, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Viktima ende nuk është identifikuar teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.