Humb jetën në aksident Selami Ukshini nga Zhegra e Gjilanit

Ka humbur jetën në një aksident tragjik Selami Ukshini nga Zhegra e Gjilanit, vëllau i dëshmorit Sami Ukshini

Sami Ukshini kishte ardhur nga Zvicra për t`iu bashkuar luftës për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku ra bashkë me Shaban Ukshinin.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët, duke nënvizuar moshën e tij 43-vjeçare.

Njoftimi:

Me dhembje të thellë njoftojmë se në një aksident tragjik ndërroi jetë Selami Ukshini, në moshen 43 vjeçare, vëllai i dëshmorit të kombit, Samu Ukshini.

Për varrimin ju njoftojmë me kohë.