Humb jetën nga koronavirusi mjeku Afrim Tasholli
Mjeku Afrim Tasholli ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 54-vjeçare, njofton Oda e Mjekëve të Kosovës.
Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj.
Postimi i plotë i OMK-së:
Humb betejën me koronavirusin në moshën 54 vjeçare mjeku nga Ferizaj.
Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.
Kontribut të veçantë dha edhe në edukimin e brezave të rinj me angazhim në shkollën e mesme të mjekësisë “Elena Gjika”.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Lajmi është pritur me dhimbje nga kolegët e tij gjithandej./Mediafokus.info

