Humb jetën një 15-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Marinës, ku shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motociklistin O. M., 15 vjeç, ku ishte pasagjer edhe K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, 15-vjeçari, O.M, ndërsa pasagjeri ndodhet në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë.
Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

