Humb jetën një grua si pasojë e aksidentit në Bresalc të Gjilanit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, ku një grua ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë tre vetura dhe tre persona kishin mbetur të lënduar, me ç’rast po trajtoheshin në emergjencën e Gjilanit.
Por, një grua nuk ka arritur ti mbijetojë lëndimeve të marra në këtë aksident dhe për pasojë ka humbur jetën.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Pasagjerja shtease e Kosovës, si pasojë e lendimëve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Ndërkaq, rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga policia e trafikut.
