Humb jetën tragjikisht në Gjermani një 20-vjeçar nga Kosova
Një i ri nga Kosova ka humbur jetën të dielën, pas një aksidenti tragjik në Gjermani. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja Hasani, si dhe klubi ku luante djaloshi kosovar, Jetëlir Hasani.
“Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
“Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet tutje në njoftimin e VFL Ulm.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit do të varroset sot në Prishtinë, njofton familja.
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri jonë: Jetëlir Hasani.
Varrimi i të ndjerit bëhet më datë: 05.11.2020 (e enjte) ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan, thuhet në njoftimin e familjes.

