Humb jetën tragjikisht në Zvicër një i ri nga Vitia

Nijazi Iseni nga Vitia, me qëndrim në shtetin zviceran, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e tij të punës.

Sipas miqve dhe familjarëve të të ndjerit, ai ishte në vendin e tij të punës kur papritmas ka ndodhur një aksident i cili ka qenë fatal për të riun vitias, Nijazi Iseni.

Njoftimi për vdekjen e tij është publikuar në rrjetet sociale edhe nga familjarët e të ndjerit.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Lajmi për vdekjen e Njaziut ka shokuar opinionin vitias./PlusTV/