Humb jetën vogëlushi nga Gadimja e Lipjanit, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Pasi u gjet, ai u dërgua për trajtim në QKUK, por nuk ia doli.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga mjekja kujdestare Dafina Basholli.

“Pacienti u pranua pa shenja jete. Përkundër masave reanimuese, ai nuk ia doli”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

I riu Zejn Zejnullahu u raportua i zhdukur nga familja e tij gjatë ditës së sotme, pasi siç u tha, nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Sipas informacioneve të deritanishme, ai është gjetur në lumin e fshatit Gadime nga një qytetar, e më pas është dërguar në QKUK.