Humb në Karaburun një gjerman 73-vjeç

Një shtetas gjerman rreth 73 vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit.

Ai ishte nisur dje nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij dhe ende nuk është kthyer.

Sinjalin për humbjen e tij e ka dhënë një banor i Orikumit i cili ka njoftuar postën e policisë.

Ndërkohë forca policie së bashku me ADZM janë nisur në atë zonë që mendohet se mund të jetë 73 vjeçari nga Gjermania, pasi në rrjetet sociale ai kishte hedhur një foto nga vendi ku kishte qenë para disa orësh. /Abcnews.al/