Humbi njërin sy nga sulmi me thikë, Rushdie: Kam ëndrra të çmendura

Shkrimtari i njohur, Salman Rushdie, thotë se nuk është krejtësisht mirë gati një vit pasi u godit me thikë teksa përgatitej të mbante një ligjëratë në Nju-Jork.

“Kam një terapist shumë të mirë që ka shumë punë për të bërë”, tha romancieri, teksa shtoi: “Unë kam ëndrra të çmendura”.

Gjatë intervistës për BBC Neës, Salman tha se ende nuk e kishte vendosur nëse do të përballej apo jo me sulmuesin e tij në gjykatë, transmeton ‘epoka e re;.

“Tek unë është një pjesë që dëshiron të shkojë dhe të qëndrojë në seancë, por dhe një tjetër që thjesht nuk mund të shqetësohet më për atë ngjarje”, u shpreh ai.