Humbja ndaj Barcës i kushtoi Interit me minus 12 milionë

Humbja ndaj Barcelonës në mbrëmjen e kaluar në Giuseppe Meazza, i ka kushtuar Interit edhe me një tjetër humbje.

Bëhet fjalë për humbjen e 12 milionë eurove, pasi që nuk kaloi tutje në garat e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, shkruan Corriere dello Sport.

Ndryshe, Inter humbi 2-1 si vendas ndaj gjigantit nga Spanja, duke rënë në Ligën e Europës.