Humolli: Vetëvendosje për inati dëshiron të dënohet Hashim Thaçi

Deputeti Fatmir Humolli, duke folur për Gjykatën Speciale ka dhënë një deklaratë befasuese ai tha se LVV dëshiron që Hashim Thaçi të dënohet nga kjo Gjykatë.

Ai tërë këtë e sheh si “inat” që kjo parti ka me ish-Presidentin Hashim Thaçi.

“Qeveria Kurti, nuk ka pasur guxim të bëjë ndryshime ligjore, s’ka pasur guxim të përballet me Gjykatën Speciale, nganjëherë po kam përshtypje për inati të Hashim Thaçit. Për inati të Thaçit, pse humb Kosova nuk është gajle, vetëm të dënohet Hashim Thaçi”, ka thënë ai, në një intervistë në RTV Dukagjini.

Humolli ishte deputet brenda grupit parlamentar të LVV-së, por së fundmi ka dalë nga ai grup, duke qëndruar i pavarur.