Hurma dhe mallra tjera kontrabandë kapen në rrugën Gjilan-Ferizaj

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në magjistralen Gjilan-Ferizaj është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit të automjetit bëhet e ditur se është hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa fatura, të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara.

Gjithashtu në njoftimin e doganës thuhet se është gjetur tekstil i firmave te ndryshme kozmetike me prejardhje dhe prodhim serb si dhe disa pako me hurme.