Hyri në liqe për t`u larë, shokët e nxorën të pajetë
Një person është mbytur në Prespë, ku kishte shkuar me shokë për të peshkuar, raportojnë mediat atje.
Redi Ceno 40 vjeç nga fshati Bitinckë i Bashkisë së Devollit së bashku me tre persona të tjerë ka shkuar për të peshkuar me grepa në bregun e liqenit te Prespes në fshatin Gollomboç.
Në një moment, 40 vjeçari ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për t`u larë i vetëm në ujërat e këtij liqeni.
Shokët e tij kanë parë që ai nuk dinte not mirë dhe kanë hyrë për ta shpëtuar, por duket se ka qenë vonë.
Ata kanë arritur ta nxjerrin në breg shokun e tyre pa shenja jete.

