Hyri në market për të vjedhur, shikojeni si e kap hajnin policia

Një 24-vjeçar është kapur në flagrancë duke vjedhur në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar ekskluzivisht videon për abcnews.al, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen.

Fillimisht pamjet tregojnë 24-vjeçarin, i identifikuar si Nazmi Liçi, i cili futet në një supermarket për të vjedhur.

Pak minuta më vonë, në video duket se pasi autori futet brenda, patrulla e policisë mbërrin në vendngjarje dhe bën arrestimin në flagrancë të të riut, i cili “surprizohet” nga efektivët që ishin të pozicionuar jashtë supermarketit.

Mësohet se 24-vjeçari ishte kthyer në makthin e bizneseve në qytetin e Elbasanit, pasi rezulton të ketë kryer një sërë vjedhjesh të tjera.