Hyseni: Ne jemi të vetëdijshëm që një e nesërme më e mirë vjen nga fëmijët e sotëm

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot shkollën fillore ‘Abaz Ajeti’, ku i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke ju dëshiruar që ky vit të jetë i mirë i suksesshëm për të gjithë.

Ai ka thënë se jo rastësisht e ka zgjedhur këtë shkollë, e cila gjithmonë ka nxjerrë nxënës të mirë e të suksesshëm në rrugëtimin e tyre.

‘Ne jemi të vetëdijshëm që një e nesërme më e mirë vjen nga fëmijët e sotëm. Ju jeni në udhëtimin tuaj të dijës! Vendi ynë, qyteti e republika do të jenë në duart e juaja. Ju mund të bëni gjithçka, prandaj sot, le të fillojmë mbarë’, ka thënë kryetari Hyseni.