Hyseni: Përkrahja për fermerët mbetet prioritet
Alban Hyseni, kandidat për njê mandat tjetër të kryetarit në Gjilan ka premtuar vazhdim të përkrahjes për fermerët.
Fermerët e Gjilanit sivjet kanë treguar edhe një herë se bujqësia është shtylla kryesore e zhvillimit tonë.
Ky sektor është ndër më të rëndësishmit, jo vetëm se siguron prodhime cilësore, por edhe se është burim i të ardhurave dhe i punësimit për shumë familje.
Përkrahja për fermerët tanë mbetet prioritet, ka shkruar Hyseni në profilin e tij.
