Hysni Gucati paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është paraqitur për herë të parë në Gjykatën Speciale.
Për Gucatin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Gucati është arrestuar pas një aksioni spekalor në qendër të Prishtinë, më 25 shtator në zyrat e OVL-UÇK-së, e më pas është tranferuar në Hagë./Mediafokus.info/

