Hysni Klinaku sjell projektin e ri “Nuk ka me Prishtinën”

Kantautori Hysni Klinaku vjen me projektin më të ri muzikor “Nuk ka me Prishtinën”. Kësaj radhe këngëtari i ka kënduar bukurisë dhe kënaqësisë që na ofron kryeqyteti jonë Prishtina me emocion dhe ritëm të gëzuar.

Kënga është me tekst nga Milaim Islami kurse muzika dhe orkestrimi janë bërë nga vet këngëtari, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

E veçantë e këtij projekti është poashtu bashkëpunimi me mjeshtrin e çiftelisë, Fatmir Makollin, violinistin Festim Fanaj si dhe Ansamblin e tunxhit “Prishtina Brass”, të gjithë keta profesioniste dhe mjeshtër të artit e kjo e fundit risi në këtë stil.

Videoklipi është realizuar nga produksioni EMF.

Ky është videoklipi: