“I bëfsh 100 vjet” – jo në të gjitha rastet mund të përdoret si urimi më i mirë për dikë që feston ditëlindjen

Shaban Ibrahimi – Lera nga Myçibaba e Gjilanit ka mbushur sot 103 vjet.

Është dëshmitar i shumë ngjarjeve që kanë ndodhur në këto toka prej një shekulli e këndej.

Ndonëse e ka shkelur shekullin, Shabani ndihet ende vital dhe shumë punë i bën vetë.

Rrethohet nga 60 e më tepër familjarë, nipa, mbesa e stërmbesa, të shpërndarë gjithandej.

Madje, një nip i tij i moshës madhore (djali i djalit) e mban emrin e gjyshit – Shaban.

Atë e kanë uruar sot për ditëlindjen e 103-të shumë familjarë të tij, duke i dëshiruar të jetojë 200 vjet.

Shaban Lera e ka tejkaluar urimin e zakonshëm “i bëfsh 100”./Mediafokus