I burgosuri kanos gjyqtarët gjatë seancës
Një i burgosur në Podujevë ka kanosur dy gjukatës kosovarë gjatë një seance gjyqësore.
Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 05.12.2022 – 13:00. I dyshuari mashkull kosovar (i cili gjendet në vuajtje të dënimit), gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv).

