I burgosuri përdorë çarçafin për t`u vetëvarë
Një i burgosur ka tentuar t`i japë fund jetës, duke e përdorur çarçafin si litar për t`u varur, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Një punonjës policie e ka pikasur të burgosurin Ymer Jupi, i cili ka qenë në dhomën e izolimit.
Dyshohet se 40-vjeçari vuan nga probleme të shëndeti mendor, ndërsa burimet konfirmojnë se ai është dënuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike.
I burgosuri ka marrë mjekimin pranë spitalit të burgut, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk dihen shkaqet që e shtynë 40-vjeçarin drejt këtij akti.

