I burgosuri vdes rrugës për në spital

Një 28-vjeçar ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas raportimeve, Ordison Kastrioti, nga Tirana, është ndjerë keq ndërsa mbahej në paraburgim dhe më pas u transportua për në spital. Megjithatë, për fat të keq ai ka ndërruar jetë rrugës.

Abc mëson paraprakisht se bëhet fjalë për infarkt. 28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë.

Pritet që të kryet autopsia dhe që organet kompetente të zbardhin të gjithë dinamikën dhe nëse i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave.