I dehur në timon, 200 euro gjobë, 6 muaj pa patentë
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, gjatë kontrollit në trafik, ka ndalur një automjet me vozitës mashkull, kosovar serb.
Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë testi ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.98 promilë.
Zyrtarët policorë, ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobë në vlerë 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajve, thuhet në njoftim.

