I dehur në timon, gjobitet dhe i konfiskohet patentë shoferi
Policia në Kamenicë ka ndalur një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit.
Të njëjtit pasi që i është bërë alkool testi ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.28 promile.
Zyrtarët policorë, ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobë në vlerë 300 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muaj, thuhet në njoftim.
