I dyshuari e godet me veturë zyrtarin policor

Një i dyshuar e ka goditur me veturë zyrtarin policor në Vitomiricë të Pejës, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes. Rasti është cilësuar ‘fajde, sulm ndaj personit zyrtar, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.04.04.2021-17:50. Gjatë veprimeve hetimore policia në teren, kane operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e godet me automjet njërin prej zyrtarëve policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtarit iu është ofruar tretman mjekësor. Nga ana e policisë është bëre bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati. Me konsultim me prokurorin  rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.