I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares po fshihet në Gjilan (?)

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan K., është në arrati.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, sot gjatë ditës ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së 18-vjeçares me inicialet M.O..

Jashari tha se i dyshuari kryesor, D.K., shumë shpejt do të arrestohet nga ana e policisë.

Sipas disa raportimeve në rrjetin social Twitter, dyshohet se Dardan K. momentalisht është duke u fshehur në komunën e Gjilanit, shkruan Reporteri.

M.O. është dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Emergjencë të Ferizajt, nga i dyshuari D.K me të cilin sipas familjarëve viktima po bashkëjetonte dhe nga A.S i cili tashmë është arrestuar.