I dyshuari për vrasjen në Tetovë tentoi t’i ikën policisë, plagoset dhe ndërron jetë
Në një aksion të koordinuar të policisë, në fshatin Gajre të Tetovës, gjatë tentimit për arrestim të personit të dyshuar për vrasje dhe gjuajtjen e ndodhur muaj më parë, i njëjti dyshohet të jetë plagosur nga organet policore.
Pas plagosjes është vënë në pranga dhe është sjellë në spitalin klinik të Tetovës.
Lajmi i fundit vjen sipas informacioneve jo zyrtare, rrugës duke e sjellë në Spitalin e Tetovës, i plagosuri ka ndërruar jetë. /tetovasot

