I huaji e kërcënon kosovaren e mitur me publikimin e fotove të saj

Një i huaj e ka kërcënuar vajzën e mitur nga Kosova me publikimin e fotografive të saj. Ata ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Rasti është cilësuar si ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ dhe po hetohet nga policia.

Prishtinë, 27.02.2022 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte njoftuar me një mashkull të huaj përmes rrjeteve sociale dhe i dyshuari ka kërcënuar me fotot e saj të cilat i posedon. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)