I humb baba, djali e lajmëron policinë

Një djalë nga Ferizaj ka lajmëruar policinë se i është zhdukur babai. Ai i tha policisë se prindi i tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Ferizaj 14.08.2021-17:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prindi i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.