“I kam thënë gjyshes mos gabo të vdesësh këta tre muaj, sa jam në BBVK”, thotë Xhuli (VIDEO)

Dyshja Atdheu dhe Xhuli tashmë kanë filluar t’i shpalosin edhe detajet familjare me njëri-tjetrin, në kuadër të procesit të njohjes së tyre.

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli sot ka folur rreth raportit të saj të ngushtë me të gjyshen që jeton në Finlandë.

Madje, ajo ka zbuluar edhe porosinë interesante që i kishte lënë gjyshes, teksa e ka lutur “të mos vdesë këta tre muaj sa është e izoluar brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

“Gjyshja 86 vjeçe ma ka thënë se do të më përcjellë sa të jem këtu. Dhe një ditë para se të vij këtu, i kam thënë se këtu do të shoh kultura të ndryshme, karaktere të ndryshme, ajo më tha ‘lëshojau rrugën se ti e ke kokën e fortë’. Më ka marrë malli shumë për të, vetëm sytë me ia pa”, ka treguar Xhuli.

“E thërras çdo të hënë, i kam thënë ‘mos gabo me vdek këta tre muaj’, më ka thënë ‘jo se të pres’, i thash ‘më prit se do të kthehem me fitore’”, ka shtuar ajo.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.