I kërkoi ta vendos maskën, i mituri bënë për spital kondukterin në Prishtinë

Policia e Kosovës mbrëmë në Prishtinë ka arrestuar një person të mitur, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një kondukter.

Siç njofton policia, i dyshuari i mitur përderisa ishte duke hyrë në autobus, kondukteri kishte kërkuar nga ai që për të hyrë duhet ta vendos maskën por i mituri në vend se ta vendos maskën e ka sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Si pasojë e lëndimeve që viktima kishte marrë, ai më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Të miturit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.