I konfiskohen në Kosovë drurët e prera në Serbi

Një person është ndaluar për kontrabandim malli, pasi ështē kapur me dru të cilat, siç ka deklaruar i dyshuari, i kishte marrë në territorin e Serbisë.

KONTRABANDIM  I MALLIT

Fsh. Surlane, Gjilan, 29.06.2021-16:00. Njësiti patrullues gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili drejtonte traktorin e tij të ngarkuar me dru për të cilat nuk posedonte dokumente për transport. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se drutë i kishte marrë në territorin e Serbisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i janë konfiskuar drutë. Rasti procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.