I konfiskohet automjeti vozitësit i cili e kishte të konfiskuar patentë shoferin

Njësitet patrulluese nga stacioni i Policisë në Kamenicë gjatë një kontrolli rutinë në fshatin Hodonoc kanë ndalur një automjet me targa vendore (Kombi) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, gjashtë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike edhe për pesë muaj si dhe i është konfiskuar automjeti, thuhet në njoftim.