I la 100 euro në derën e xhamisë pa e parë askush
Një person i panjohur i ka lënë në derën e një xhamie në Podujevë 100 euro. Rasti ka ndodhur në fshatin Luzhan.
Për këtë veprim, që duket se është bërë në stilin “të mirën bëje dhe hedhe në det, në mos ta ditë robi, ta di Zoti vetë” kanë raportuar edhe mediat lokale.
Në portale është publikuar edhe fotografia, ku shihen dy kartmonedha në vlerë 50 euro, të cilat janë vënë në derë.


