I lutet djalit që të dorëzohet: Baba të ka shpirt

Babai i 19-vjeçarit, i cili dyshohet si autor i atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Arben Hasanaj, i ka bërë thirrje publike me anë të rrjeteve sociale të birit duke i kërkuar të dorëzohet.

Hasanaj teksa i drejtohet djalit se e ka shpirt, thotë se është kthyer në Shqipëri për të, e i kërkon të dorëzohet një orë e më parë në pikën më të afërt të Policisë.

Ngjarja ndodhi të dielën, ku sipas policisë, 19-vjeçari Ilirian Hasanaj qëlloi me armë ndaj makinës së Policise Bashkiake ku ndodhej kreu i saj me bashkeshorten dhe babane.

Statusi i Arben Hasanajt:

Thirrje publike

Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.

I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje.

Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi.

Baba te ka shpirt

arben hasanaj status