I maskuar e sulmon me grushte gjilanasin, i shkakton lëndime të rënda trupore
Në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që një person i panjohur dhe i maskuar, për motive të panjohura e ka sulmuar fizikisht me grushte dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, njofton policia.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

