I merret palltoja me forcë, në xhep kishte një shumë parash

Një person në Fushë Kosovë ka raportuar se i është marrë nga dora me forcë palltoja ku kishte një shumë parash në xhep. Rasti është cilësuar ‘grabitje’ dhe po hetohet nga policia.

Rr. Hekurudha, Fushë Kosovë, 15.08.2021 – 23:53. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se  i dyshuari kosovar me forcë i ka marrë një pallto nga dora në xhepin e të cilës kishte para të gatshme. I dyshuari i njohur për policinë gjendet në arrati. Rasti në hetime nga njësitë relavante, thuhet në njoftimin e policisë.